Do të udhëtoni jashtë vendit? Ky është gabimi me pasaportën që mund t'ju prishë planet
- 4 days ago
- 1 min read

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit duhet të kontrollojnë me kujdes vlefshmërinë e pasaportës përpara nisjes, për të shmangur surprizat dhe problemet në aeroport. Një njoftim i publikuar nga Tirana International Airport u kujton pasagjerëve se vlefshmëria e pasaportës është një nga kushtet që duhet verifikuar para udhëtimit. Afati i kërkuar ndryshon në varësi të destinacionit.
Për udhëtimet drejt Europës
Për destinacionet europiane, pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 90 ditë nga data e mbërritjes. Kjo do të thotë se udhëtarët duhet të kontrollojnë datën e skadimit përpara se të nisen, edhe nëse dokumenti është ende në fuqi në ditën e udhëtimit.
Për Turqinë
Për udhëtimet drejt Turqisë, kërkohet që pasaporta të jetë e vlefshme minimumi 150 ditë nga data e mbërritjes.
Për Emiratet e Bashkuara Arabe
Për udhëtimet drejt Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE), kërkesa është edhe më e gjatë.
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme minimumi 180 ditë nga data e mbërritjes. Kontrollojeni para se të shkoni në aeroport. Mesazhi për udhëtarët është i thjeshtë: kontrolloni vlefshmërinë e pasaportës përpara nisjes dhe jo në momentin e fundit në aeroport. Një pasaportë që nuk plotëson afatin e kërkuar nga destinacioni mund t’ju shkaktojë probleme me udhëtimin.






Comments