Bonusi i bebeve ndryshon nga 2027, ja sa para do të marrin familjet çdo muaj

Nga 1 korriku 2027, skema e bonusit të bebes do të ndryshojë. Në vend të pagesës së menjëhershme pas lindjes, familjet do të marrin një shumë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës.
Skema e re parashikon që mbështetja financiare të shpërndahet në mënyrë mujore, duke zëvendësuar pagesën aktuale prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekësh për të dytin dhe 120 mijë lekësh për të tretin. Sipas skemës së re, familjet do të marrin përkatësisht 5 mijë, 7 mijë dhe 10 mijë lekë në muaj, nga lindja deri në moshën 5 vjeç.
Ndryshimi i skemës vjen në një moment kur treguesit demografikë japin sinjale negative.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 u regjistruan 10,229 lindje, nga 10,337 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, në vetëm një vit numri i lindjeve ra me 108 bebe. Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve tejkaloi atë të lindjeve. Shqipëria regjistroi një shtesë natyrore negative, me rreth 150 humbje jete më shumë se lindje.






Comments