top of page

Bonus 5 mijë lekë për pensionistët. Për herë të parë shpërblim në verë

  • Jun 30
  • 1 min read

Qeveria ka vendosur të akordojë një bonus veror në vlerën 5 mijë lekë për pensionistët, nga i cili do të përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, përfshirë edhe personat me status invaliditeti. Efekti financiar i këtij vendimi përllogaritet në rreth 3.7 miliardë lekë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se ky është bonusi i parë që shpërndahet në mesin e vitit dhe se pagesat do të nisin që nga dita e nesërme.


“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët me vlerë 5 mijë lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë dhe persona me status invaliditeti që do të përfitojnë. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë tha ministrja Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë


Sipas ministres ky vendim erdhi pas performancës së mirë ekonomike në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page