top of page

AIDA nis turin kombëtar për SME-të në 10 bashki

  • Aug 10
  • 1 min read

TIRANË – AIDA, në bashkëpunim me Albanian Investment Corporation dhe 10 bashki ka nisur një fushatë kombëtare informuese për bizneset e vogla dhe të mesme. Fushata synon të lehtësojë aksesin e SME-ve në instrumentet mbështetëse shtetërore dhe ndërkombëtare. Temat kryesore do jenë: programet e financimit, procedurat e eksportit, përputhshmëria me standardet e BE-së, trajtimi fiskal dhe mundësitë e promovimit në panaire përmes rrjetit EEN dhe platformës Kompass.

Nisma do të implementohet në dy faza gjatë 2026-2027 për të mbuluar 5 qytete në çdo raund.

Në muajt Shtator-Dhjetor 2026 do të jetë në Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa Janar-Prill 2027 në Korçë, Berat, Kukës, Lezhë, Shkodër

Sipas AIDA-s, objektivi është rritja e konkurrueshmërisë dhe orientimi i më shumë bizneseve shqiptare drejt eksporteve.



Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page