30 Maji afati i fundit që bizneset të pajisen me POS në disa sektorë
- May 4
- 1 min read

Administrata tatimore apelon se fundi i muajit Maj është afati i fundit kur një sërë biznesesh në disa sektorë të ekonomisë kanë detyrimin që të ofrojnë edhe një alternative pagese me kartë, përveçse me cash. Në një njofitm për shtyp, tatimet evidentojnë sektorët që kanë detyrimin për të ofruar këtë shërbim.
Struktura akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore), shërbime në sektorin e transportit, institucione publike dhe shoqëri publike me kapital shtetëror-thuhet në njoftimin për shtyp
Ky apel administratës tatimore vjen në një kohë kur qeveria ka vendosur një objektiv për të reduktuar përdorimin e parasë fizike dhe për të nxirtur më tej pagesat elektronike. Qëllimi I pajisjes me POS/POI do të bëjë të mundur,
ofrimin e një shërbimi më cilësor, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm, lehtësimin e pagesave nga klientët, rritjen e transparencës në transaksione si dhe mbështet formalizimin dhe fuqizimin e sektorit turistik.
Tatimet njoftorojnë gjithashtu se të gjithë tatimpaguesit të marrin masat e nevojshme për respektimin e këtij detyrimi ligjor brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat administrative që rrjedhin nga mospërmbushja e ketij detyrimi.






Comments