top of page
Të gjithë Artikujt


Kush do të punojë nesër? 25 mijë studentë më pak në një dekadë
Dyert e universiteteve janë hapur sot për vitin akademik 2026–2027. Rreth 120 mijë studentë pritet të jenë pjesë e arsimit të lartë në të gjithë vendin, ndërsa rreth 20 mijë të rinj ulen për herë të parë në auditorë. Por fotografia e këtij viti nuk mund të lexohet vetëm përmes numrit të studentëve që hyjnë sot në auditorë. Në sfond qëndron një prej ndryshimeve më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë: po zvogëlohet baza e të rinjve që do të hyjnë në tregun e punës në vitet e


Rrugëtimi drejt dijes nis me mbështetje, One Albania pranë 100 fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS
Sot, oborret e shkollave u mbushën sërish me zëra fëmijësh. Këtë ditë të veçantë, fëmijët pa kujdes prindëror të fshatit SOS e nisin me çantat plot dhe me etjen për dije që i çon gjithmonë përpara, falë fushatës “Çanta plot, zemra plot”. Këtë vit, nismës iu bashkua edhe One Albania, duke kontribuar për sigurimin e paketave shkollore për 100 fëmijë pa kujdes prindëror të Fshatit SOS. “Çdo fillim viti shkollor sjell me vete pritshmëri, ëndrra dhe shumë dëshirë për të mësuar. Ne


Nis shkolla, prindërit mund të përfitojnë deri në 100 mijë lekë zbritje tatimore
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kur mijëra familje shqiptare përballen me shpenzimet për arsimimin e fëmijëve, Administrata Tatimore u kujton prindërve një mundësi për lehtësi fiskale. Në një postim në rrjetin social facebook, tatimet rikujtojnë që prindërit apo kujdestarët ligjorë me të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë zbritje nga baza tatimore për shpenzimet e arsimit të fëmijëve në ngarkim, deri në 100 mijë lekë. Përfitimi realizohet përmes


Sa është fatura e rikthimit në shkollë? - Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Pak ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit po përballen me faturën e përgatitjes së fëmijëve. Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e klasave të para deri në të pesta të shkollave publike pajisen me tekste falas, ndërsa ata të klasave të gjashta deri në të nënta i marrin librat në përdorim falas. Në arsimin e mesëm, nga kjo skemë përfitojnë vetëm kategori të veçanta nxënësish. Edhe pse tekstet sigurohen falas për një pjesë të nxënësve, blerja e çantës, mjetev
bottom of page