Eriola Canga nuk ndalet. Nga suksesi në biznes, tek ambicia për të formësuar lider të rinj

Mosha nuk tregon vetëm vitet që kalojnë. Ato shpesh herë na tregojnë edhe guximin që kemi për të nisur nga e para, për të ndryshuar drejtim, për të besuar tek vetja. Për sipërmarrësen Eriola Canga ky 44-vjetor vjen si një moment reflektimi, por edhe si porta drejt një etape të re profesionale. Pas një rrugëtimi që e ka formuar si grua, nënë, sipërmarrëse dhe brokere në fushën e pasurive të paluajtshme, ajo po përgatitet të hedh një hap të ri. Të zhvillojë më tej ekspertizën profesionale, duke u orientuar drejt trajnimeve në lidership. Sepse ndonjëherë, suksesi nuk matet vetëm me atë që ke arritur të ndërtosh, por edhe me dëshirën për të ndarë me të tjerët atë që ke mësuar gjatë rrugës. Dhe për një grua që ka njohur sfidat e rindërtimit të vetes, kjo etapë e re është më shumë se një ndryshim profesional, është një mundësi për të frymëzuar, për të udhëhequr dhe për të ndihmuar të tjerët të zbulojnë forcën që mbartin brenda vetes. Sot, Eriola Canga njihet si eksperte dhe brokere në Real Estate, sipërmarrëse dhe profesioniste me përvojë në shitje, menaxhim dhe drejtimin e njerëzve. Por pas profilit të saj profesional qëndron një rrugëtim i cili nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.
Përgjegjësitë e drejtimit, që në moshë të re
Eksperienca e saj në drejtimin e bizneseve kishte nisur herët. Në moshën 24-vjeçare, Eriola mori rolin e drejtoreshës së një filiali të një biznesi privat, përgjegjësi që e mbajti për disa vite. Më pas vijoi në pozicione drejtuese në biznese private të huaja që operonin në Tiranë. Kjo përvojë i dha njohuri praktike në menaxhim, organizim, marrëdhënie me klientët, shitje dhe punë me ekipet. Ajo ndërtoi një karrierë në tregun e punës, por një takim i papritur me industrinë imobiliare do t’i hapte një mundësi tjetër.
Rastësia që u shndërrua në një vendim të guximshëm
Eriola nuk hyri në Real Estate me një plan të përgatitur prej kohësh. U njoh me këtë industri në rolin e blerëses. Pikërisht aty kuptoi se mund të bënte një ndryshim rrënjësor: të shkëputej nga puna si drejtuese e punësuar dhe të ndërtonte një aktivitet të pavarur, duke investuar fillimisht potencialin, kohën dhe energjinë e saj. “Paratë më mungonin. Pjesa tjetër nuk më mungonte.” Kjo fjali përmbledh mënyrën se si ajo e pa mundësinë: jo si një rrugë pa vështirësi, por si një industri ku mund të fillonte duke vënë në punë aftësitë që kishte fituar ndër vite. Ky ishte dhe kapitali i parë me të cilin nisi biznesin. Vendosi të largohej nga siguria relative e një pozicioni drejtues dhe t’i përkushtohej plotësisht profesionit të agjentes imobiliare. Ishte kalimi nga drejtimi i aktiviteteve të të tjerëve te përgjegjësia për të ndërtuar sipërmarrjen e saj. Vitet e fundit tregu i real-estate ka arritur një ngopje me zyra dhe agjentë që ofrojnë shërbime shitjeje në çdo qytet të vendit. Për Eriolën është pikërisht koha, për të hedhur një hap të ri dhe për të shfrytëzuar njohuritë e fituara ndër vite.
Pesë vite si agjente, më pas me zyrë e saj Future Home Plus
Për pesë vite, Canga punoi si agjente imobiliare, periudhë gjatë së cilës, sipas rrëfimit të saj, arriti rezultate dhe rekorde të spikatura në performancën e shitjeve, me vlerësime që u shtrinë edhe në nivel ndërkombëtar. Janë të shumta transaksionet e arritura. Po kaq shumë janë dhe klientët që ajo ka bërë të kënaqur dhe kjo është një tjëtër arritje në punën e saj. Pasi për Eriolën qëllimi i punës nuk është të shesë vetëm një objektet, por të bëj një familje apo një blerës të lumtur. Mbi të gjitha kjo është një bazë e fortë për të ndërtuar marrëdhëniet, komunikimin dhe aftësinë për tu bërë gati tashmë për një hap të ri. Pas kësaj etape, ajo hapi zyrën e saj në Real Estate. Prej tre vitesh drejton aktivitetin e saj në këtë industri, duke bashkuar njohjen e tregut imobiliar me përvojën e mëparshme në menaxhim dhe shitje. Sot Eriola drejton zyrën e Future Home Plus, me vendodhje pranë kompleksit Delijorgji.

Një dimension i ri: Zhvillimi i njerëzve dhe i bizneseve
Së fundmi, Eriola Canga ka ndërmarrë një zgjerim të ri të aktivitetit sipërmarrës përmes një partneriteti strategjik me Ram Halilaj Academy, që zhvillon trajnime dhe seminare në fushën e zhvillimit personal, shitjeve, mendësisë së biznesit dhe lidershipit. Në këtë bashkëpunim, ajo është partnere strategjike e projektit, programi i trajnimit udhëhiqet nga trajneri me kompaninë Ram Halilaj Academy. Roli i saj lidhet me zhvillimin strategjik të bashkëpunimit dhe angazhimin e rrjetit të saj profesional. Seminari i parë është planifikuar të zhvillohet në muajin nëntor. Ky hap nuk përfaqëson largim nga Real Estate. Përkundrazi, ai zgjeron fushën ku Canga mund të përdorë përvojën e saj në biznes, shitje, komunikim dhe menaxhim. Aftësi të tilla kanë vlerë jo vetëm në industrinë imobiliare, por në shumë profesione dhe sipërmarrje. Ky kapitull i ri është një tjetër sfidë që pret ta zotëroje me sukses. Ky hap e vendos atë në një pozicion të ri sipërmarrëse, jo vetëm si profesioniste që ndërton dhe menaxhon biznesin e saj, por edhe si një figurë që synon të kontribuojë në zhvillimin e aftësive dhe potencialit të të tjerëve.
Të guxosh të ndërtosh mbi atë që ke arritur
Nga përgjegjësitë drejtuese në moshë të re, te rindërtimi i jetës personale, vendimi për të hyrë në Real Estate dhe zgjerimi i sotëm drejt një aktiviteti të ri, rrugëtimi i Eriola Cangës përshkohet nga një zgjedhje e përsëritur: të mos e shohë një etapë të arritur si kufirin e mundësive të saj. Historia e saj nuk është vetëm historia e një gruaje që ndërtoi sukses në biznes. Është edhe historia e një nëne që vendosi të ringrihej pas sfidave të jetës, e një profesionisteje që guxoi të ndryshonte drejtim dhe e një sipërmarrëseje që vazhdon të kërkojë hapësira të reja për zhvillim. Sepse kapitali i parë me të cilin nisi sipërmarrjen e saj nuk ishte financiar. Ishte vendimi për të investuar dhe për të besuar tek vetja. Nga këtu nis suskesi. Ky është një rrugëtim që dëshmon se suksesi nuk nis gjithmonë me atë që zotëron, por me atë që beson se mund të bësh.







Comments