Dyfishohet bonusi i pensionistëve në 2027, sa lekë shtesë mund të marrin çdo muaj?

Pensionistët pritet të përfitojnë bonus të dyfishuar gjatë vitit 2027, sipas njoftimit të bërë nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Për pensionet dhe mbrojtjen sociale janë parashikuar rreth 20 miliardë lekë.
Dyfishimi i bonusit do të sillte shtesë mujore të ndryshme, në varësi të kategorisë së pensionit. Sipas përllogaritjeve mbi shumat e raportuara për skemën aktuale, pensionistët me pension të plotë urban mund të përfitojnë 1,800 lekë më shumë në muaj, nëse bonusi rritet nga 1,800 në 3,600 lekë.
Për pensionistët me pension të pjesshëm urban, shtesa do të ishte 800 lekë në muaj, nga 800 në 1,600 lekë. Për pensionistët ruralë, dyfishimi nga 1,000 në 2,000 lekë do të sillte 1,000 lekë shtesë çdo muaj.
Ndërkohë, për kategorinë e pensioneve familjare, nëse bonusi dyfishohet nga 700 në 1,400 lekë, shtesa do të ishte 700 lekë në muaj. Për pensionistët me invaliditet, dyfishimi nga 600 në 1,200 lekë do të sillte 600 lekë më shumë çdo muaj.
Këto shifra janë përllogaritje paraprake mbi bazën e shumave të raportuara dhe duhen konfirmuar me skemën përfundimtare të bonusit për vitin 2027. Ato i referohen vetëm diferencës së bonusit dhe jo rritjes së pensionit bazë.
Veç bonusit, pensionet mund të përfitojnë edhe nga indeksimi i parashikuar për vitin 2027. Indeksimi do të ndidhë në prill dhe jo më në tetor.






Comments