top of page
Të gjithë Artikujt


Po shtrohet asfalti: Elbasan–Rrogozhinë drejt hapjes së madhe
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë vijojnë me ritme të larta, ndërsa realizimi fizik i gjashtë fazave të para të projektit ka arritur në 87 për qind. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, aktualisht puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit. Një pjesë e rëndësishme e punimeve po zhvillohet edhe në veprat e artit. Në segmentin Elbasan–Papër, në fazën e tretë të projektit


Merrni masa! Elbasani pa drita për 4 ditë, ndërprerje deri në 9 orë!
Banorët dhe bizneset në disa zona të Elbasanit duhet të përgatiten për ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme dhe tre ditëve të ardhshme. Furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet përkohësisht në disa zona gjatë datave 3, 4, 5 dhe 8 shtator. Sipas njoftimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërhyrjet janë të planifikuara dhe do të zhvillohen gjatë një intervali të gjatë kohor, nga ora 06:30 deri në 16:00. Ndërprerjet do të prekin s


Trafiku i rënduar drejt juglindjes, makthi shoferëve, bie numri i turistëve
Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar. Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë–Elbasan. Problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit. Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradas
bottom of page